Transmetuar më 08-02-2021, 09:21

Si përfundoi një mace e zezë dhe e bardhë në një shtyllë në lagunën e Porto Tolles (Rovigo, Itali)?.

Pyetja vjen nga denoncimi i ngjarjes në Facebook, nga Gabriella Gibin, presidente e Komisionit për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve të Provincës së Rovigos.

"Shtylla është rreth 4 metra e lartë dhe është e vendosur në qendër të një kanali që derdhet në det nga porti i Pilas për tranzitimin e anijeve të peshkimit, – shkruan Gibin, duke rrëfyer historinë. – Largësia nga bregu: rreth 500 metra, thellësia e ujit: rreth 1.5 / 2 metra".

"Pra – janë përfundimet – ekzistojnë dy mundësi: ose macja ka vendosur të zhytet dhe të notojë … ose dikush ka vërejtur se e ka pasur macen brenda anijes dhe në vend që ta mbajë të sigurt derinë fund të punës,  e ka hedhur në ujë dhe ajo është ngjitur mbi shtyllë".

Macja më pas u shpëtua dhe u nxor në breg, por "riaftësimi nuk ishte aq i lehtë, pasi ajo ishte e tmerruar". /e.a/noa.al/