Transmetuar më 07-02-2021, 14:11

Fation Kuqari, i njohur ndryshe si “beqari më i kërkuar i momentit” ka sqaruar shumë thashetheme dhe detaje që nuk i kishim ditur.

Fationi foli edhe për partneren e tij në të ardhmen, madje edhe se si do e donte dasmën e tij:

“Unë jam shumë tradicional. Përkundrazi  si me shikon publiku ose diçka tjetër. I kam qejf shumë traditat e Shqipërisë”- tha ai.

I pyetur nëse është aq tradicional edhe tek fakti që partnerja duhet të jetë patjetër e virgjër, ai u shpreh:

“Jo, nuk iki me këtë ide. Këto ia fusin kot, këto që thonë kështu, i marrin më shume kilometra. Nuk dua të paragjykoj asnjë njeri, por nuk ka lidhje. Ka njerëz te fejuar të martuar më fëmijë, mund të ndahet, çfarë do të thotë kjo që është kur**? Nuk ka lidhje. Ka pas një eksperiencë, si ka ecur. Po ne ç’të bëjmë që kemi pas mbi 200 eksperienca? Nuk iki fare me atë ide, të jetë njeri i mirë. Madje 200 mund t’i kem kaluar” – tha ai në studion e EXPULS në Rrv Ora.

/a.m/NOA.al