Transmetuar më 06-02-2021, 15:21

Vetëm një person ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi në Kosovë, i cili rezulton të jetë 66 vjeç nga Prishtina.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se janë regjistruar edhe 321 raste të reja, nga 2.534 testime të kryera gjithsej, ndërsa 313 persona të tjerë janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive që nga nisja e pandemisë, është 62.009, nga 247.484 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe  deri tani janë regjistruar 1.520 të vdekur.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në Kosovë, është gjithsej 53.768, ndërsa numri i rasteve aktive, është 6.721 persona.

Rastet pozitive në 24 orët e fundit, janë nga komunat: Prishtinë 122 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 24 raste, Pejë 15 raste, Lipjan 14 raste, Gjilan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime, Skenderaj dhe Viti. /e.a/noa.al/