Transmetuar më 05-02-2021, 23:08

Një bebe vetëm 6 muajshe mbi karrocë që po ecte në trotuar, humbi jetën  pasi një 20 vjeçar u hodh nga ballkoni i një pallati 17- katësh.

Policia po heton nëse 20-vjeçari, i cili vdiq në vendin e ngjarjes, kishte për qëllim t’i merrte jetën edhe fëmijës. Kishte raporte të pakonfirmuara se dy orë para tragjedisë ai kishte thirrur "merre zemrën time, merre shpirtin tim" nga dritarja ku edhe u hodh.

Pamjet dhe video shokuese tregojnë nënën e pikëlluar që merr foshnjën e saj dhe e mban atë ndërsa qan dhe bënte thirrje për ndihmë.

Incidenti ndodhi dje në rrethin Shilovo të qytetit Voronezh, 300 milje në jug të Moskës. Ajo u kap nga kamerat e mbikëqyrjes së pallatit.

Fëmija gjashtë muajsh, i cili po shtyhej në karrocë nga nëna e tij kur burri ra mbi të, vdiq pak momente pasi erdhi ambulanca.

/a.m/NOA.al