Përkeqësimi i situatës nga Covid, qeveria vendos masa të reja: Greqia mbyllet në fundjavë
Transmetuar më 05-02-2021, 20:43

U zhvillua sot konferenca e autoriteteve qeveritare dhe mjekësore të Greqisë në lidhje me masat e reja.

U vendos mbyllja e dyqaneve si dhe kthimi i izolimit në fundjavë, si pasojë e rritjes së infektimeve dhe numrit të viktimave.

Vetëm në 24 orët e fundit Greqia ka shënuar 1,195 raste të reja dhe 19 humbje jete nga coronavirus, duke e çuar kështu numri e përgjithshëm të rasteve në 162,107, nga të cilët 51.9% janë burra.

E gjithë Greqia është ndarë në disa zona dhe sipas këtyre zonave janë marrë edhe masat përkatëse. Në zonat e konsideruara me rrezikshmëri të lartë virale do të mbyllen shkollat, çerdhet, dyqanet, etj.

Ndërsa, zona të kuqe tashmë konsiderohen edhe Athina, Selaniku, dy qytetet që kanë numrin më të madh të popullsisë së vend.

Në këto zona do të ndryshojë orari i qarkullimit në fundjavë si dhe do të mbyllen shkollat e liceut. Blerjet në dyqane do të bëhen vetëm duke hyrë në një platformë elektronike dhe duke porositur artikujt nga shtëpia.

Të gjitha këto masa të reja vijnë pas rritjes së rasteve në 14 ditët e fundit, me mbi 1000 raste. Numri i viktimave ka shkuar në rreth 6000 dhe numri i të intubuarëve vazhdon të mbetet në mbi 250.

/a.m/NOA.al