Transmetuar më 05-02-2021, 08:00

Një grua në Francë, u përpoq të vetëvritet duke u shtrirë në shinat e trenit, por një makinisti ishte në gjendje ta ndalte mjetin e rëndë dhe t’i shpëtonte jetën.

Ngjarja ka ndodhur në stacionin "La Défense" në Paris. "Zonjë, sonte ju u përpoqët të na linit, por zgjodhët trenin e gabuar", – shkruan drejtuesi i trentit në Transilien, Sebastien, në Twitter.

Askush në ndalesë nuk e kishte vërejtur se çfarë po ndodhte. Falë errësirës, ​​gruaja arriti të ulet në shina shpejt dhe pa u parë nga asnjë.

Por Sebastienit nuk i shpëtoi nga sytë. Siç raportojnë mediat lokale, pavarësisht tronditjes, gruaja tani është mirë.

Makinisti donte të tregonte përvojën e tij në Twitter dhe në një kohë të shkurtër historia u bë virale. "Unë të pashë nga larg, pavarësisht errësirës së stacionit dhe të shpëtova jetën për disa metra. Vendosa të mos të lejoja të lëndoheshe, – vijoi ai. – Tani ke një shans tjetër për të filluar nga e para dhe shpresoj për një jetë më të mirë, sesa ajo që ju shtyu të bëni këtë gjest të dëshpëruar".

"Unë e ndalova trenin sa më shpejt të ishte e mundur", tha burri më pas për "France Bleu Paris", duke shtuar se kishte marrë kaq shumë mesazhe prekëse.

Disa propozojnë të ndihmojnë gruan dhe ta mbështesin atë. "Është e vërtetë që po kalojmë një periudhë të vështirë me Covid, ajo është vdekja jonë çdo ditë, – përfundoi ai. – Por këtë herë ne arritëm të shpëtonim një jetë". /e.a/noa.al/