Transmetuar më 03-02-2021, 18:27

Çdo ditë qytetarët e Elbasanit dhe të rrethinave të këtij qyteti gjejnë në rrugë dhe trotuare zogj të ngordhur.

Fenomeni i çuditshëm ende nuk ka një shpjegim. Në rrjetet sociale janë shpërndarë edhe imazhet e zogjve të ngordhur.

Alarmi në radhët e qytetarëve është shtuar edhe prej frikës së pandemisë.

Autoritetet lokale kanë verifikuar rastet dhe kanë shpjeguar atë që po ndodh.

Sipas tyre, kjo është një sëmundje që ka prekur zogjtë, por nuk kalon te njeriu dhe as te kafshët që ushqehen me këta zogj.

Autoritetet iu  kanë bërë thirrje që qytetarëve që të mos i prekin zogjtë e ngordhur, por të lajmërojnë çdo rast shqetësues, me qëllim që të shmanget ndonjë rrezik i mundshëm infeksioni./a.m/NOA.al