E rëndë në Greqi, një 15-vjeçare humb jetën nga koronavirusi
Transmetuar më 03-02-2021, 11:36

Koronavirusi nuk po kursen më as moshat e reja. Greqia është tronditur sot nga lajmi se një vajzë 15 vjeçe ka humbur jetën nga Covid 19.

Mediat greke raportojnë se vajza vdiq mëngjesin e sotëm në një spital në Thebes, në Greqinë qendrore, ndërsa ishte e shtruar në spital prej disa ditësh. Sipas informacioneve, vajza e re kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

“15-vjeçarja ishte shtruar në spitalin e Thebes me simptoma të virusit. Fatkeqësisht, ne u informuam për ngjarjen e pakëndshme dhe u bëj thirrje qytetarëve për kujdes të madh dhe respektim të rreptë të masave”, tha kryetari i bashkisë së Thebes.

Foto ilustruese