Transmetuar më 02-02-2021, 15:19

Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë shënuar 245 raste të reja me COVID nga 2.615 testime të kryera gjithsej, ndërkohë që janë shëruar 189 pacientë.

Autoritetet shëndetësore, bëjnë me dije se kanë humbur jetën tre persona të moshave 62, 64 dhe 76 vjeç.

Numri total i rasteve pozitive, është 60.745, nga 238.339 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 1.506 të vdekur.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot, është gjithsej 52.810 persona, kurse numri i rasteve aktive, është 6.429.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Viti 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Rahovec 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Prizren 3 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Vushtrri. /e.a/noa.al/