Transmetuar më 30-01-2021, 15:21

Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërkohë janë regjistruar 285 raste të reja pozitive dhe 260 persona të tjerë janë shëruar.

Që prej 13 marsit 2020, e deri më 30 janar 2021, Kosova ka regjistruar 59.931 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1.492 pacientë kanë vdekur dhe 52.208 janë shëruar.

Rastet e vdekjeve, janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 140 raste, Prizren 26 raste, Suharekë 16 raste, Podujevë 15 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Vushtrri 10 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Deçan 5 raste, Gjakovë 5 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Malishevë 4 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Viti 3 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Istog, Kamenicë dhe Skënderaj. /e.a/noa.al/