Transmetuar më 30-01-2021, 00:02

George Logan ka kaluar 10 vitet e fundit duke fotografuar luanë në vendet afrikane, si Kenia, Etiopi, Zambia, Malavi, Botsvana, Namibia dhe Afrika e Jugut.

Një nga fotografitë e tij të preferuara është fotoja ku shfaqet luani i njohur si Scarface.

Ai është një luftëtar i mbijetuar duke e kaluar jetën e tij, ashtu siç duhet, si një luan i egër, dhe i pamposhtur, ndonëse ka mbetur me syrin e plagosur.

Luani është kafsha e egër që njihet edhe si mbreti i pyllit. Kjo kafsha rritet kryesisht në Afrikë, megjithatë më pak se 20,000 kanë mbetur në të gjithë kontinentin, nga rreth 100,000 që ishin pesë dekada më parë.

Me shpejtësinë aktuale të rënies, luanët rrezikojnë të zhduken nga natyra nga mesi i këtij shekulli.

/a.m/NOA.al