Transmetuar më 29-01-2021, 18:19

Shqipe Hysenaj, konkurrentja e “Për’puthen” foli për largimin e saj nga programi.

Pas daljes nga Për’puthen, Shqipja publikoi një foto të vjetër të Andit në të cilën shihej duke e puthur një vajzë në faqe dhe ish-konkurrentja e ‘Për’puthen” pretendonte se ajo ishte Tea.

Ky imazh bëri shumë bujë në media dhe Shqipja deklaroi se Andi me Tean e njihnin njëri-tjetrin dhe se ata kanë qenë të lidhur.

Ndërkohë, së fundmi ajo publikoi një tjetër imazh të Teas, ndaj së cilës hodhi akuza se është e lidhur me Beart Rexhepin, një ish-konkurrent i Për’puthen dhe jo me Andin, me të cilin doli çift nga emisioni pak ditë më parë.

E pyetur mbi këtë çështje, Shqipja u shpreh se këtë e bën për faktin se është ajo e cila është etiketuar si e keqja, ndërkohë që në fakt sipas saj, po përpiqet të thotë të vërtetën.

Madje, Shqipja i tregoi dhe një foto moderatorit për të vërtetuar se po thotë të vërtetën, por vendosi të mos e ndante me publikun.

“Nuk ishte e rëndësishme të demaskoj vajzën në fjalë, por e vazhdova sepse mamaja e atij djalit që unë dilja foli për mua duke thënë jo po donte ta bënte vajzën Tean xheloze me Shqipen”, u shpreh ajo. “Aty kam dalë mashtruese unë, as xheloze nuk jam asgjë nga këto. Në momentin që kam dalë nga programi kam parë çfarë bumi është bërë dhe njerëzit e kanë përkrahur Shqipen. E kanë parë të vërtetën time sado që kam ulëritur“, tha  ajo e ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites”.

/a.m/NOA.al