Transmetuar më 29-01-2021, 15:07

Nga Kreshnik Spahiu

Nuk ja vlen ta lexoni dhe mos harxhoni asnjë minutë nga jeta juaj, sepse mjafton kopertina për të bërë dallimin mes fitores dhe humbjes:

– në 2005 programi u printua dhe botua në 100.000 kopje, në 2021 ca pika nga interneti

– në 2005 programi u punua 2 vjet nga 200 ekspertë, në 2021 u kopjua me copy paste nga kompjuterat e çadrës 2017

– në 2005 slogani ishte “Me duar të pastra”, në 2021, slogani është “Opozita me gjithë qelbësirat LSI, PBDNJ etj etj

– në 2005 garuan me listë personalitetesh në sistem mazhoritar dhe listat u shpallēn 6 muaj para, në 2021 ende nuk dihet lista e deputetëve

– në 2005 ngritën Komitetin e Orientimit Politikave, KOP, me 100 ekspertët më të mirë në vend, në 2021 ende nuk është deklaruar asnjë prurje e re brenda PD.

– në 2005 listat e deputetëve ishin 50% me të larguarit dhe kritikët, duke rikthyer dhe rithemeluar PD nga e para, në 2021 janë krijuar 7 mini PD nga të larguarit dhe në lista nuk gjen asnjë kritik të kryetarit.

– në 2005 Berisha në çdo tubim kishte një ekip elitar dhe performonte në grup, në 2021 shikojmë çdo ditë vetëm Lulzim Bashēn, si vetmitar pas asnjë bashkëpunëtor, duke vizituar tregun çam, tregun e veshmbathjeve, tregun e zarzavateve…

– në 2005 këshilltarët amerikanë kryesonin fushatëm e opozitës, në 2021 financimet ruse për opozitën janë objekt i tre prokurorive: Shqipëri, Amerikë, Skoci

– në 2005 në programin e PD u premtua zbulimi thesarit të vjedhur të Krrabës, në 2021 PD është në koalicion me floririn.

– në 2005 Berisha nuk ishte aleat apo pazarxhi me Nanon, madje e kish futur 5 vjet në burg kundërshtarin e tij, në 2021, Basha është djaloshi më i preferuar i Ramës. Basha dhe Rama kanë njē dashuri politike dhe aferë biznesi të dukshme.

E që ta mbyll, pa ju lodhur. Ekipi fitues i 2005, sot kandidon i gjithi kundër PD ose janë hedhur rrugëve nga kryetari i ri.

Programi i 2021 është: “Koha për vetizolim dhe largim”. Lulzim Bashës nuk i duhet strategjia e Berishës së 2005 për dy arsye:

1-Po përgatitet për humbje dhe nuk i duhen rivalë që në 26 prill të kerkojnë largimin e tij dhe zëvendësimin.

2-Nuk ka aq këllqe sa Berisha, që t’i menaxhojë profilet e larta dhe emrat me personalitet. Çdo figurë e fortë politike, është më karizmatike se Lulzim Basha.

Programi i Lulzim Bashës, ka efekt 3 orë, vetēm për të mbuluar lajmet e ditës. Mbajeni mend. Ai s’do harxhojë lekë as për ta printuar.