Transmetuar më 28-01-2021, 10:21

Në Zyrën Ovale të presidentit të ri amerikan, Joe Biden, ndodhet edhe një copë shkëmbi i marrë në Hënë dhe i sjellë në Tokë në vitin 1972 nga misioni i fundit hapësinor, "Apollo".

Ai është një vlerësim simbolik i arritjeve të gjeneratave të mëparshme dhe një mbështetje simbolike për qasjen e tanishme amerikane hulumtuese të Hënës dhe Marsit.

Me kërkesë të administratës së re të Biden, NASA huazoi shkëmbin hënor  nga "Lunar Sample Laboratory Facility" në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston.

Shkëmbi peshon 332 gramë dhe u mblodh nga astronautët e "Apollo 17", Ronald Evans, Harrison Schmitt dhe Eugene Cernan, të cilët ishin njerëzit e fundit që shkelën në Hënë.

Mostra u mblodh në bazën e Masivit Verior në Luginën Taurus-Littrow: është 3.9 miliardë vjet i vjetër dhe i formuar në Detin Imbrium, një pellg me diametër 1,145 kilometra, i krijuar gjatë periudhës së fundit të impakteve intensive të meteoritit në anën e afërt të Hënës.

Sipërfaqet e parregullta të kampionit, përmbajnë kratere të vogla të krijuara nga përplasja e meteoritëve shumë të vegjël.

Anët e sheshta, u modeluan në "Lunar Curation Laboratory" të NASA-s kur nga kampioni janë prerë  disa pjesë nga mostra për kërkime shkencore.

Ky lloj i kërkimit është i domosdoshëm, vëzhgon NASA, për të mësuar rreth planetit tonë dhe Hënës, ndërsa përgatitemi për misionet e ardhshme në Hënë dhe përtej satelitit tonë natyror. /e.a/noa.al/