Transmetuar më 27-01-2021, 00:03

Një grup prej 31 oficerësh policie në një stacion të Londrës përballen me gjobën fikse prej 200 paundë për nje shkelje të cuditshme te rregullave të koronavirusit gjatë detyrës. Në fillim të muajit u mësua se një numër oficerësh ishin qethur nga një berber profesionist, të  cilin e kishin marrë brenda stacionit të policisë të Bethnal Green, në lindje të Londrës.

Hetimi i brendshëm zbuloi se 31 policët që kishin marrë “prerjen profesionale” duhet të gjobiten, ndërsa masa shtesë do të merren për dy të dyshuarit si organizatorë të eventit.

Komandanti vendor i policisë Marcus Barnett, tha: “Është shumë zhgënjyese që oficerët tanë bien në shkelje të rregullave të Covid-19. Megjithse ata po dhuronin para për organizata bamirësie si pjesë e qethjes së tyre, kjo nuk i justifikon nga gabimi i vendimmarrjes që kanë kryer. Unë prisja më shumë prej tyre”.

“Prandaj ata do të përballen me gjobën prej 200 paundë si penalizim për shkelje të kodit të sjelljes, dhe veprim të mëtejshëm për dy organziatorët”.

“Me të drejtë publiku pret që oficerët e policisë të jenë shembujt e parë të zbatimit të rregullave, dhe kjo masë tregon që as ata nuk janë imunë nga zbatimi i rregullave”.

Top Channel