Transmetuar më 26-01-2021, 23:12

Gazetarja Rudina Demneri, e njohur ndryshe si ‘Paloma’ nga koha kur punonte në “Fiks Fare”, ka bërë një intervistë të fundit për “Wake Up”.

Ajo ka treguar disa nga përplasjet e forta që ka pasur gjatë karrierës së saj.

Rudina ka treguar se njëherë i ka kërkuar marrëdhënie seksuale Fatos Nanos në sy të bashkëshortes së tij.

“Unë për shembull i thashë Fatos Nanos, a do bëjmë seks bashkë? Ndërkohë që kishte bashkëshorten aty. Dhe nuk e di, për një moment mendova se aty erdhi fundi, do haja ndonjë shuplakë ose nga ai ose nga ajo.

E kisha të stisur pyetjen, sigurisht, jo se doja të shkoja vërtetë me të. Doja ta ftoja në një takim pijesh, sepse thuhej se Fatos Nano pinte shume alkool dhe ne donim të dinim nëse është e vërtetë kjo ose jo. Dhe unë fillova ta ngacmoja”, kujtoi Paloma.