Transmetuar më 26-01-2021, 21:29

Një farmaci është grabitur sonte në Tiranë, por nuk është e qartë se çfarë është vjedhur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:13, në rrugën "Bardhok Biba", kur një person ende i paidentifikuar nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.

Noa.al kërkoi informacion nga policia e Shtetit për të kuptuar se çfarë është vjedhur. Konfirmohet se nuk janë vjedhur barna, por një shumë parash ende e papërcaktuar.

​Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me shërbime të shtuara.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit. /noa.al/

Foto arkivi