Transmetuar më 26-01-2021, 19:22

Spanja ka regjistruar në 24 orët e fundit numrin më të lartë të rasteve pozitive në të gjithë botën.

Vendi iberik kryeson listën me 36.435 të infektuar në 24 orë, si dhe me 591 viktima.

Në total në Spanjë mbi 2.7 milionë të prekur dhe 56.799 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Në vend të dytë ndodhet Britania e Madhe me mbi 20 mijë raste të reja dhe 1631 viktima në 24 orë, ose mesatarisht 67 persona në 1 orë.

Kjo do të thotë se në Britaninë e Madhe, aty ku edhe është përhapur një variant i ri që përhapet më shpejt dhe është më vdekjeprurës, vdes më shumë se një person në një minutë.

/a.m/NOA.al