Transmetuar më 26-01-2021, 17:50

Policia greke prangosi një nga bashkëpunëtorët e autorit të vrasjes së Mario Metajt, 27-vjeçari shqiptar, i cili humbi mbrëmjen e djeshme jetën si pasojë e një përleshje të armatosur mes dy grupeve, në Patra të Greqisë.

Mediat fqinje raportojnë se i arrestuari është një shtetas shqiptar, i cili sipas dëshmive të siguruara nga autoritetet, nxiti autorin e vrasjes që të qëllojë në grupin e personave ku bënte pjesë edhe viktima.

Të afërmit dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit Mario Metajt, ditën e nesërme në 11:00 dhe homazhet do të mbahen në Kishën e Agios Ioannis & Agios Apostolos, në Zavlani. Më pas përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në Varrezat e Patras.

27-vjeçari ishte plagosur me pesë plumba, ku një prej tyre e kishte kapur në kokë, në pjesën pranë veshit. Fillimisht ai u deklarua në gjendje kritike dhe mjekët në spitalin ku ishte shtruar e trajtonin klinikisht të vdekur, por fatkeqësisht sot i riu ndërroi jetë.

Paraprakisht dyshohet se njerëzit që e njihnin shqiptarin, i përkisnin një grupi që merrej me menaxhimin e klubeve të natës. Ata u shfaqën edhe në spitalin ku i plagosuri rëndë u transportua. Dyshohet se autorët mund të jenë po shqiptarë, ndërsa ngjarja po hetohet nga autoritetet.

/a.m/NOA.al