Transmetuar më 26-01-2021, 17:43

Një 28-vjeçare ka vdekur nga koronavirusi pasi u shtrua në spital e dyshuar për apandesit.

Ngjara ndodhi në Britani.

Laura Gentry, nga Kessingland u çua me urgjencë në spital me dhimbje të forta të barkut pak para ditës së ndërrimit të viteve.

Por me mbërritjen në spitalin e Norfolk u diagnostikua me Covid-19 dhe u vendos në ventilator frymëmarrjeje.

Familja e saj tha se vajza entuziaste, e cila do të martohej së shpejti me partnerin Jack Brighouse, vdiq në spital më 17 janar.

Ende nuk dihet nëse ajo kishte pasur sëmundje të tjera apo kishte marrë virusin gjatë qëndrimit në spital.

Miqtë e familjarët i bënin homazhe Gentry, duke e përshkruar si një person zemër-ngrohtë që mund të ndriçonte çdo mjedis ku ndodhej.

Motra e saj Amy është duke mbledhur fonde për funeralin e saj në një faqe të posaçme në Facebook: Motra ime Laura fatkeqësisht u nda nga ne tepër herët. Dëshiroj të mbledh para për t’i dhënë lamtumirën që meriton. Ajo ishte një bijë, motër, mbesë e nuse e dashur për shumë njerëz”.

/a.m/NOA.al