Transmetuar më 26-01-2021, 16:40

Zi në familjen e këngëtares së mirënjohur, Myfaret Laze.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale se ka ndërruar jetë dhëndri i saj.

E konsideronte si një djalë të sajin, të cilin nuk e kishte lindur vetë.

“Natë e trishtë. Humba një pjesëtar të familjes shumë të dashur e të respektuar.

Humba djalin që se linda dot vetë, dhëndrin, babain e mbesës që më bëri gjyshe”, shkroi këngëtarja. /k.k/noa.al/