Transmetuar më 26-01-2021, 16:04

Një tërmet lëkundi sot vendin tonë.

Tërmeti ishte me magnitudë 3.9 Sipasa ESMC, e shkallës Rihter me epiqendër në Shetaj të Gjirit të Lalzit, afër detit Adriatik.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 km.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Zona ku ka rënë tërmeti nuk është e panjohur për lëkundjet sizmike.

E njëjta zonë u godit nga tërmeti i fuqishëm 6.4 i shkallës Rihter që la pas 51 viktima dhe mijëra të pastrehë.

/a.m/NOA.al