Transmetuar më 26-01-2021, 15:36

Ishte braktisur i ulur në sediljen e tij të makinës buzë një rruge mbi trotuar, teksa është vetëm 5 muajsh. Ai u gjet nga një shofer i kompanisë "Amazon", i cili ishte në zonë në atë kohë për të bërë një dërgesë pakosh.

Burri nuk hezitoi, ai u ndal, mori foshnjën dhe kërkoi ndihmë. Ngjarja ka ndodhur në Hjuston, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fëmija u dorëzua menjëherë në policinë lokale, e cila në fakt kishte nisur ta kërkonte pas denoncimit të familjes.

Në fakt, nuk ishin prindërit e tij ata që e braktisën, por hajduti i makinës në të cilën fatkeqësisht foshnja ndodhej në sediljen e vet.

Hetuesit shpjeguan se nëna ishte përpjekur të gjurmonte një ‘iPhone’ që ishte në automjet, me shpresën për të gjetur djalin e saj.

Pamjet filmike me video të shtëpisë së një fqinji, treguan se të paktën gjashtë makina kaluan para fëmijës pa e ndihmuar.

Pastaj mbërriti punonjësi i dërgimit të pakove të "Amazon", Juan Carlos Flores. "Kjo është dita që kalojnë kamionët e plehrave, kështu që ne nuk do ta kishim vërejtur se kishte diçka në cep", tha një banor i lagjes. Autoritetet policore ende po kërkojnë të dyshuarin dhe automjetin e vjedhur. /e.a/noa.al/