Transmetuar më 26-01-2021, 15:00

Roniada Hysa, infermierja e Spitalit Infektiv në Tiranë, u arrestua sot nga Policia e kryeqytetit sepse i ka vjedhur një sasi të caktuar parash, një pacienti që humbi jetën nga Covid-19.

Infermierja 30 vjeçare me banim në Durrës u arrestua pasi, në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Kallëzimi është bërë disa ditë më parë nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja Roniada Hysa, infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Ronida Hysa e ka nisur karrierën në spitalin e Durrësit dhe më pas është transferuar në Tiranë.

Pas denoncimit ajo u arrestua dhe pritet që të dalë para gjykatës së Tiranës, për masën e sigurisë.

/a.m/NOA.al