Transmetuar më 26-01-2021, 14:32

Dy ndeshje pezullim për Antonio Konten, pas frazave fyese të përdorura ndaj gjyqtarit Maresca pak minuta para fundit të duelit mes Udineses dhe Interit.

Gjykatësi sportiv, Gerardo Mastrandrea, përveç skualifikimit prej 2 ndeshjesh, ka vendosur ta ndëshkojë edhe me një gjobë prej 20 mijë eurosh trajnerin e Interit.

Konte do t’i ndjekë nga tribuna dy sfidat e ardhshme të Interit në kampionat, respektivisht ndaj Beneventos dhe Fiorentinës, për t’u kthyer në stol në sfidën delikate ndaj Lacios.

Mbetet për t’u parë nëse klubi zikaltër do të apelojë vendimin e gjykatësit sportiv. Ky i fundit nuk është kursyer as ndaj menaxherit të klubit zikaltër, Lele Oriali, të cilin e ka pezulluar me një ndeshje. /e.a/noa.al/