Transmetuar më 26-01-2021, 12:42

Duke iu referuar përgjimeve italiane ndaj "Ndragheta"-s, kryeministri Edi Rama ka pranuar, se ashtu si në çdo vend të botës, edhe në Shqipëri ka pastrim parash, por sipas tij rregullat janë më të shtrënguara.

"A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka. Të gjitha vendet luftojnë me paratë pista dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport  me shumë vende të tjera, – tha kryeministri Rama. – A ka në Shqipëri pastrim parash? Nuk diskutohet patjetër që ka, pastaj si luftohet e sa luftohet, ky është debati".

Rama theksoi se është e paprecedentë, që ambasadori italian në Tiranë, detyrohet të flasë për çështjen e përgjimeve në Itali.

“Është e paprecedentë, që ambasadori italian të detyrohet të shprehet. E dini pse është shprehur,  sepse janë të mahnitur, të skandalizuar nga fakti që një hetim që rezulton nga prokuroria italiane që s’ka lidhje me ndonjë kanal lidhjesh e pastrimesh në Shqipëri, të kthehet në një kauzë komune nëpër  media dhe ta bëjë Shqipërinë copë- copë në shqip, nga duart e shqiptarëve. Si e para përfytyroni ju, që nëse do kishte diçka këtu, do kishte mbetur pa dalë atje, apo do kishte mbetur pa ardhur këtu në çfarëdo forme", – vijoi ai.

Sipas Ramës, kjo është një histori e shpifur dhe e neveritshme, që po "bombardon" publikun çdo ditë.

"U bë kjo, një histori e tmerrshme, raportesh mëkatare me të vërtertën. Merr letra nga dosjet atje dhe hidhi ketu e bëji çorap dhe dynjanë me llafe".

Kryeministri i bëri këto deklarata pas përgjigjmeve të publikuara mbi bisedat e disa anëtarëve të "Ndragheta"-s kalabreze në Itali, ku përmendet edhe Shqipëria.

Por shefi i qeverisë, duke iu referuar dosjeve të prokurorisë italiane, mohoi të ketë lidhje të mafies italiane me shtetin shqiptar. /e.a/noa.al/