Transmetuar më 26-01-2021, 09:15

Bashkia e Amsterdamit synon të ndalojë hyrjen e turistëve të huaj në kafenetë e qytetit, një nga simbolet e kulturës liberale të kryeqytetit holandez.

Shumë kriminalitet, në lidhje me konsumimin dhe shitjen e drogave të lehta (të autorizuara në kafene, detyruan kryebashkiaken Femke Halsema të paraqesë propozimin në këshillin e qytetit.

Nëse plani kalon, duke filluar nga viti 2022, vetëm qytetarët holandezë me pasaporta do të kenë qasje të lirë në dyqanet e hashashit dhe marijuanës.

Kryebashkiakja, dy vjet më parë, kishte prezantuar një projekt për të zhvendosur vendet e zonave me “drita të kuqe” nga qendra historike, një mit tjetër që tërheq turma turistësh në Amsterdam çdo vit.

"Bërja e tregut të menaxhueshëm"

Ajo që bindi administratën e kryeqytetit të shtrëngonte “coffee shop”, ishte degradimi në rritje në zemër të qytetit, i cili përkundrazi do të donte të përqendrohej në një ofertë turistike të orientuar drejt artit dhe kulturës, duke eleminuar mbipopullimin rreth pikave të shitjes së kanabisit dhe derivative të tij.

“Tregu i kanabisit është shumë i madh dhe i mbinxehur, – tha Halsema, – dhe unë dua ta kufizoj atë për ta bërë të menaxhueshëm. Kërkesa për qëndrim, është e gjerë, por unë nuk shoh asnjë alternativë".

Për ekonominë do të ishte një goditje e madhe: një sondazh nga vetë bashkia e qytetit, tregon se një e treta e turistëve, shohin mundësinë e blerjes dhe konsumimit të lirë të drogave si arsyen e ardhjes në Amsterdam.

400 milionë te autoritetet tatimore

Joachim Helms, zëdhënësi i pronarëve të “coffee shop”, sidoqoftë, paralajmëron: "Shtrëngimi do të inkurajojë vetëm aktivitetin e tregtarëve të drogës në rrugë".

Nga ana tjetër, një hetim ngat tv holandez, “KRO”, kishte vlerësuar të ardhurat nga taksat deri në 400 milionë euro, të garantuara nga tregtia e ligjshme e drogave të lehta, ndërsa një raport nga programi global i politikave të drogës (nga 2013), thotë se Holanda, në sajë të legalizimit të futur në vitin 1976, është ndër vendet e fundit në botë për krime në lidhje me përdorimin e drogës (vetëm 19 në 100,000 banorë, kundrejt 269 në SHBA).

Aktualisht ka më pak se 200 dyqane “coffee shop” në Amsterdam, rreth një e treat e të cilave në të gjithë vendin. /e.a/noa.al/