Transmetuar më 25-01-2021, 23:01

Ferhan Hasani tashmë është lojtari më i ri i Partizanit.

Fantazisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ka pranuar ofertën e klubit kryeqytetas.

Lojtari pritet të firmosë një kontratë 18-mujore.

Së fundmi ka ardhur edhe konfirmimi nga klubi i kuq.

“Nesër në orën 10:00 në ambientet e Hotel “Arte Boutique Hotel”, FK Partizani do të prezantojë përforcimin e ri, Ferhan Hasani“, lexohet në njoftimin e klubit për mediat.