Transmetuar më 25-01-2021, 22:24

Një 29-vjeçar humbi jetën gjatë ditës së sotme si pasojë e Covid-19.

Olsi Skura nga fshati Pishkash i Përrenjasit ishte shtruar prej disa ditësh në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

I riu ishte në mesin e 9 personave që humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Viktimat që u shënuan sot janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetarë nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini dhe 1 qytetar nga Lushnja.

Ndërkohë që nga 1918 testime që u bënë në të gjithë vendin u zbuluan 538 raste të reja me koronavirus. 401 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit.