Transmetuar më 25-01-2021, 19:00

Skuadra e Tiranës nuk është ajo e një viti më parë kur u shpall kampion.

Ende pa u mbyllur humbja ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit, kryeqytetasit u mposhtën edhe këtë javë në shtëpi.

Këtë herë ishte Laçi që i hoqi nga dora 3 pikë me mjaft vlera për të qenë sa më pranë kreut të klasifikimit.

Kurbinasit fituan me rezultatin minimal, por mjafton për të hipotekuar vendin e katërt në klasifikimin e përgjithshëm.

Ndërkohë Tirana e gjen veten plot 16 pikë nga vendi i parë që mbahet nga Vllaznia, me 36 pikë. /k.k/noa.al/