Transmetuar më 25-01-2021, 18:16

Sipas një artikulli të të përditshmes britanike Daily Expres, sot në Angli ndodhen në burg 1 mijë e 23 shqiptarë.

Ky numër është rritur vit pas viti, ndërsa në 2014 ka qenë 355 të burgosur.

“Gangsterët shqiptarë ‘përmbytin’ qelitë angleze”, është shkrimi i kësaj gazete.

“Shqiptarët tanimë janë grupi më i madh i të huajve në burgjet angleze, kjo si pasojë e marrjes nën kontroll të trafikut të drogës nga gangsterrët shqiptarë”, veçon ndër të tjera Daily Express.

“Sipas Ministrisë të Drejtësisë këto të dhëna tregojnë se shqiptarët në burgjet e Anglisë dhe Uellsit përbëjnë numrin më të madh të shtetasve të huaj pas se vinë nga një vend i vogël post komunist me popullsi prej 2.8 milion banorë” shkruan Daily Express. /k.k/noa.al/