Transmetuar më 25-01-2021, 16:37

Prej 18 ditësh një burrë humbi gjurmët në një pyll në Australi, megjithatë arriti që të mbijetojë.

Gjatë kësaj kohe ai konsumoi kërpudha të ndryshme, dhe piu ujë nëpër lumenj, shkruan Noa duke iu referuar një shkrimi të publikuar në CNN.

Robert Weber u pa për herë të fundit me qenin e tij duke u larguar nga hoteli Kilkivan në Queensland, më 6 janar.

Pasi familjarët lajmëruan autoritetet, nisi puna për ta kërkuar atë.

“Unë u përpoqa të shmangia trafikun duke u ngjitur në mal dhe duke zbritur nga ana tjetër, por ishte një vendim i gabuar të cilin e pagova me 18 ditë”, tha burri.

Policia tha se makina e tij u bllokua në një rrugë të cilën ai nuk e njihte dhe qëndroi në makinën e tij bashkë me qenin për tre ditë, para se të mbaronte uji. /k.k/noa.al/