Transmetuar më 24-01-2021, 22:26

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Pogradec.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Pogradec – Korçë, në afërsi të fshatit Buçimas.

Dyshohet se sipas informacioneve paraprake Një këmbësor është përplasur nga një automjet dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit./noa.al/