Transmetuar më 24-01-2021, 19:53

Tragjedia e radhës trondit futbollin brazilian, pas aksidentit të Chapecoense në 2016.

Aeroplani që mbante “Palmas Futebol dhe Regatas”, klub i divizionit të katërt, u rrëzua këtë mëngjes fill pas ngritjes. Të katër lojtarët në bord, presidenti i ekipit dhe piloti  vdiqën.

Skuadra, duke u nisur nga aeroporti privat i Luzimangues (në shtetin e Tocatins) duhet të kishte arritur në Goiana për ndeshjen e së hënës kundër Vila Nova, e vlefshme për kupë.

Sipas asaj që mësohet nga media lokale, avioni pësoi defekt gjatë ngritjes dhe u rrëzua në një pyll afër pistës.

Katër futbollistët Lucas Praxedes (23 vjeç), Guilherme Noé (28 vjeç), Ranule (27 vjeç) dhe Marcus Molinari (23 vjeç), presidenti Lucas Meira (32 vjeç) dhe piloti i avionit, aktualisht identifikuar si "Kapiten Wagner". Grupi po udhëtonte veçmas nga pjesa tjetër e ekipit, pasi Ranule, Praxedes dhe Noé kishin rezultuar  pozitivë për Covid-19 dhe po prisnin rezultatin e tamponit.

Pasi dolën negativë Presidenti i mori në avionin privat, por fati u tregua i pamëshirshëm me të gjithë.