Transmetuar më 24-01-2021, 19:02

Mediat në Turqi shkruajnë se aktorja e njohur në serialin “Kara Sevda”, Neslihan Atagul, është dërguar me urgjencë në spital.

Madje edhe nga një rol i fundit ku ajo do të luante, hoqi dorë.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë i them lamtumirë Nares, të cilën unë e ndjeva deri në qelizat e mia ndërsa luaja. Edhe pse e tolerova problemin që kisha prej kohësh, trupi im nuk tregoi atë tolerancë ndaj meje.

Kam nevojë për pak pushim. Përshëndes ekipin tim të serialit “Vajza e Ambasadorit! Faleminderit djema. Faleminderit audiencës sonë. Ju gjithmonë na keni mbështetur. Shihemi në histori të tjera sa më shpejt të jetë e mundur…”, tha vetë aktorja kur u largua.

Aktorja vuan nga koliti spastik dhe mjekët e kanë këshilluar atë të kujdeset për ushqimin, duhet të pakësojë stresin, të mos konsumojë lëndë ushqyese jo natyrale dhe me pesticide dhe ilaçe të ndryshme që mund të jenë të dëmshme për shëndetin e saj. /k.k/noa.al/