Transmetuar më 24-01-2021, 18:44

Ushqimet e paketuara nuk i kontrollojmë dot me shije nëse kanë sasi të lartë kripe.

Por ka disa forma se si ta bëni një gjë të tillë, pa qenë nevoja që ta provoni duke e ngrënë.

Kërkoni etiketën ushqyese në etiketat e produkteve të paketuara. Nëse një ushqim në 100 gram përmban më shumë se 0.6 ggram natriumi (ose 1.5 g kripë) është atëherë i lartë në natrium / kripë.

Nëse një ushqim në 100 gram përmban 0,1 gram natrium (ose 0.3 g kripë) ose më pak, atëherë është i ulët në natrium / kripë.

Nëse sasia e kripës për 100 gram është midis këtyre vlerave, atëherë ushqimi përmban një nivel të moderuar kripe.

Shumë pak në natrium / kripë është një ushqim që nuk përmban më shumë se 0,04 gram natriumi ose një sasi ekuivalente e kripës për 100 gram ose 100 ml.

Natriumi / kripa është një ushqim që përmban jo më shumë se 0.005 gram natriumi ose një sasi ekuivalente e kripës për 100 gram.