Transmetuar më 24-01-2021, 18:13

Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 16 të qytetit të Durrësit, pas një konflikti të çastit.

Bëhet me dije se Jetmir Bregu, 32 vjeç fillimisht mbeti i plagosur dhe u transportua për ndihmë në spital.

Por pak momente më vonë mjekët thanë se ai ndërroi jetë.

Nuk dihet ende autori i ngjarjes, ndërsa për kapjen e tij janë ngritur pika kontrolli në zonë. /k.k/noa.al/