Transmetuar më 24-01-2021, 16:35

Pesë pacientë në spitalet Covid humbën jetën në 24 orët e fundit, të cilët po merrnin trajtim pasi ishin prekur me koronavirus.

Në mesin e viktimave është edhe një i ri 26-vjeçar.

Nuk dihet nëse ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese i riu dhe të tjerët që nuk arritën të fitonin betejën me koronavirusin.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. /k.k/noa.al/