Transmetuar më 24-01-2021, 14:08

Kejvina Kthella ndodhej në Dubai për disa ditë,  duke publikuar vazhdimisht postime në rrjetet sociale.

Ajo u shfaq edhe në një restorant grek, duke thyer pjata, siç e donte tradita atje, për të larguar syrin e keq.

Kejvina ka marrë komente të shumta nga ndjekësit.

Në imazhet  në Instagram ajo tregon jetën luksoze, por në të njëjtën kohë edhe që po e shijon atë.

Së fundi, ka postuar dy fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram ku ka shkruar: “Vazhdojmë pak me komentet për Dubain”.

Kejvina nga ndjekësit disa iu ka kthyer edhe përgjigje.

Një komentues i ka shkruar: “Vdesin për bionde ata leshzinjt arab atje Kejvin, Good Luck”, ajo nuk ka hezituar duke iu përgjigjur: “Edhe ti gruan bjonde e paske, ruju bir”.

Përveç këtyre komenteve kishte edhe një numër komentesh tjera në të cilat nuk kanë munguan edhe sharjet nga ana e Kejvina Kthellës drejtuar ndjekësve. /a.m/NOA.al