Transmetuar më 24-01-2021, 13:22

Në muajin maj të vitit 2021, kënga këngën “Karma” e kënduar nga Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”, i cili këtë vit do të mbahet në Rotterdam.

Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të 59-të të RTSH-së”.

Në media qarkulloi një lajm jo zyrtar për fitoren e “paracaktuar” të këngëtares Peristeri, lajm i cili u mohua kategorikisht nga drejtori i Festivalit të RTSH-së, Martin Leka, si dhe nga vetë Anxhela.

Megjithatë ka pasur kritika që vazhdojnë ende lidhur me paracaktimin e këngës fituese.

Pas këngëtares Enxhi Nasufi, e cila e shfaqi hapur pakënaqësinë e saj ka reaguar edhe këngëtarja Rosela Gjylbegu. Ato shprehën hapur pakënaqësitë e tyre dhe treguan se nuk ishin dakord me këtë rezultat.

E ftuar në “Jonida’s Room”,  Anxhela foli për herë të parë lidhur me këto fjalë.

Këngëtarja u shpreh se në fakt ka pasur reagime jo vetëm për të, por edhe për çmimin e dytë dhe të tretë. Pra ajo nuk e konsideroi personale kritikën. Pavarësisht kësaj, Anxhela tregoi se dëshiron që të ketë reagime sa herë që fiton, nuk e ka aspak problem dhe e kupton këtë gjë: pra kritikat janë normale.

“Eurovisoni është qëllimi i shumicës. Kur vendosa që do të merrja pjesë në Festival, i thashë Kledi Bahitit të bëjmë një këngë të bukur si gjithmonë. Ndonjëherë, këngëtarët duke u përpjekur të bëjnë këngë të bukura, të denja për Eurovison, i prishin ato. Më pas, janë edhe politikat e Eurovizionit, votat nëpërmjet shteteve. Të gjithë sunojmë që ta çojmë këngën në Eurovison, kur konkurojmë për Festivalin e Fundvitit”- qe shprehur Peristeri më herët./a.m/NOA.al