Transmetuar më 24-01-2021, 12:17

Edhe një familje dibrane i gëzohet ardhjes në jetë të trinjakëve.

Bëhet fjalë për familjen Dardeshi, që i është gëzuar rastit të rrallë.

Ardhja në jetë e trinjakëve, në këtë kohë të vështirë pandemie, shihet edhe si një shenjë shprese mbi jetën, dhe triumfin e saj pavarësisht vështirësive që po kalon vendi dhe i tërë njerëzimi.

Trinjakët erdhën në jetë shëndoshë e mirë në maternitetin "Mbretëresha Geraldinë".

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, e cila tha se familja mori edhe bonusin special të bebeve.

Vetëm pak ditë më parë, në maternitetin e Shkodrës një nënë e re solli shëndoshë e mirë në jetë, po ashtu, trinjakë.

Sipas ministres, nga viti 2019 më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë.  /a.m/NOA.al