Transmetuar më 24-01-2021, 09:53

Dashurinë nuk e ndal asgjë, as Covid.

Një çift, i prekur nga koronavirusi, vendosi të lidhë kurorë në spital.

Ata u shtruan, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Elizabeth Kerr dhe Simon O’Brien fillimisht kishin planifikuar të martoheshin me njëri-tjetrin në qershor të vitit të kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.

Pavarësisht niveleve të tyre të oksigjenit, dyshja, të cilët ishin ndodheshin në pavione të ndryshme, u martuan në një ceremoni që stafi i spitalit kishte organizuar.

Gjendja e Simon u përkeqësua dhe ai u transferua në njësinë e kujdesit intensiv ndërsa nga ana tjetër stafi i mjekëve punoi për të siguruar një licencë martese.

Çifti pavarësisht infektimit, Covid nuk ua prishi dot planet për martesë, ndonëse në kushte të papërshtatshme.  /a.m/NOA.al