Transmetuar më 23-01-2021, 22:23

Një vit më parë, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika, u bënë prindër për herë të dytë të një vajze, e cila quhet Enkeleida.

Përgjatë kësaj kohe, si Loriku dhe bashkëshortja e tij nuk kanë publikuar shumë foto me të bijën e tyre, duke ruajtur portretin e saj.

Por së fundmi, Loriku ka publikuar një foto shumë të ëmbël me të bijën.

Ai shihet duke e puthur Enkeleidën në kokë dhe e ka shoqëruar postimin me një zemër.