Transmetuar më 23-01-2021, 21:12

Disa javë më parë, Ledri dhe Sara u bënë prindër për herë të parë.

Ata u bënë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin e veçantë Poem Blu.

Së fundmi, mamaja e Ledrit, Xheraldina, ka qenë e ftuar në “Live From Tirana”.

Ajo ka treguar se emrin vajzës ia kanë vendosur Ledri me Sarën, ndërsa u shpreh se mbesën me përkedhëli e thërret Poi.

“Unë nuk kisha gisht në vendosjen e emrit të vajzës, doja që vetë mami dhe babi i saj ta merrnin këtë vendim. Ama unë i kam vënë një ‘nickname’ e thërras me përkëdheli Poi”, tha Xheraldina.