Transmetuar më 23-01-2021, 20:18

Donald Trump ka 1 miliard dollarë borxhe, mbi shpenzimet e tepruara.

Një gjyq që e fajëson mbi protestat e dhunshme do të zhvillohet javën e ardhshme, akuzat penale janë të mundshme – ndërsa ish-Presidenti  po braktiset nga bankat, miqtë dhe madje edhe nga fqinjët e tij.

Trump thuhet se u fliste kohët e fundit vetëm atyre që ranë dakord se zgjedhjet ishin mashtrim.

Bizneset, bankat, sponsorë, politikanë e shumë të tjerë janë përpjekur të distancohen nga pretendimet e tij.

Sakaq, mediat e huaja zbulojnë se ai ka më shumë se 1 miliard dollarë borxhe, për shpenzimet në hotele të ndryshme, pallate dhe kurse golfi.

Kishin mbetur edhe disa minuta nga mandati i trazuar i Donald Trump si president i SHBA, por Zonja e tij e Parë mezi priste largimin.

Kur dyshja zbriti nga Air Force One në Aeroportin Ndërkombëtar të Palm Beach të Mërkurën, Trump bëri një pauzë për një fotografi të fundit.

Sidoqoftë, gruaja e tij – e cila kishte ndryshuar veshje gjatë rrugës  – mezi e hodhi hapin e parë.

Ajo u drejtua drejt limuzinës në pritje, duke e lënë atë të dilte para kamerave dhe një turme të vogël më vete.

Melania, të paktën, e dinte që gjithçka kishte mbaruar.

Ndërsa lëvizja Trump mund të mos ketë përfunduar, ish-Presidenti konsiderohet tashmë një figurë e izoluar dhe, sipas disave, edhe një i çmendur në Zyrën Ovale, duke folur vetëm me ata që ishin të gatshëm të binin dakord se ai u mashtrua nga një mandat i dytë, kur paturpësisht inkurajoi mbështetësit e tij për të pushtuar Kapitolin në ShBA.

Kjo kryengritje e dhunshme la pesë të vdekur, duke përfshirë një polic, madje edhe ajo që njihej si godina e ‘shenjtë e demokracisë amerikane’ u godit keq.

Por pas largimit, edhe Mar-a-Lago – një klub i shtrenjtë me 118 dhoma që tani është shtëpia kryesore e Trump – mund të mos jetë as ai një vend i shenjtë edhe aq mikpritës për Trump.

/a.m/NOA.al