Transmetuar më 23-01-2021, 19:16

Pas fitores në derbi ndaj Tiranës, Partizani ka nisur përforcimet.

Ferhan Hasani ka pranuar ofertën e Partizanit dhe ka nënshkruar me të kuqtë për 18 muaj.

Sipas “Inforsport.mk”, fantazisti shqiptar një ditë më parë pati një takim me drejtorin e Partizanit, Olsi Ramën, dhe duket se palët kanë gjetur akordin.

Hasani kishte oferta të ndryshme, mes tyre edhe nga Tirana e Shkëndija e Tetovës.

Shifrat e ofruara për të kanë qenë të larta, mbi 10 mijë euro pagë në muaj. Zyrtarizimi i tij me siguri do e bënte Hasanin lojtarin më të paguar në Kategorinë Superiore.

Por edhe një përforcim i bujshëm për Partizanin, që ndan vendin e dytë me Teutën pas 15 javëve të para, 9 pikë pas Vllaznisë, skuadra kryeson aktualisht kampionatin.

/a.m/NOA.al