Transmetuar më 23-01-2021, 18:01

Reshje bore kanë nisur të bien në mbrëmje, në juglindje të vendi.

Janë zbardhur fshatrat turistike të Dardhës dhe Voskopojës.

Në të njëjtën zonë ranë reshje bore edhe pak ditë më parë.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale, reshjet e borës në fshatin turistik të Dardhës janë intensive ndërsa trashësia ka shkuar deri më 6 cm.

Problem mbetet kilometri i 8 deri në kilometrin 14 ndërsa në terren ndodhen 2 borëpastruese.

Nga sektori i qarkullimit rrugor u bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve te cilët do t’i drejtohen fshatrave turistike të pajisen me gomat e dimrit si dhe me zinxhirë.

Në qytet dhe gjatë aksit për në Pogradec, gjatë ditës kanë vijuar reshjet intensive të shiut.

/a.m/NOA.al