Transmetuar më 23-01-2021, 16:10

Tre biznese janë grabitur gjatë mbrëmjes së 23 janarit në Gjirokastër.

Vjedhjet kanë ndodhur në harkun kohor brenda dy orësh, prej orës 02:30-04:30!

Persona ende të paidentifikuar kanë marrë shuma të konsiderueshme parash.

Për tre vjedhjet nuk ka pasur një njoftim zyrtar, por janë shoqëruar në Komisariat dy persona të moshës 30-35 vjeçar, të komunitetit rom, të cilët dyshohet se janë autor të vjedhjeve.

Mësohet se të ndaluarit janë me precedent të mëparshëm penal.

Gjatë ditëve të fundit, në të gjithë territorin janë raportuar një seri vjedhjesh./a.m/NOA.al