Transmetuar më 23-01-2021, 15:07

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaron se Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të vaksinës kundër COVID-19 nëpërmjet mekanizmit ‘COVAX’.

Ky njoftim vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes COVAX dhe Pfizer/BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të deklaruar më herët nga kreu i OBSH.

“Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milionë dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës #antiCOVID nëpërmjet mekanizmit #COVAX”, shkruan Manastirliu.

“COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/ BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës së saj COVID19.

Ne gjithashtu presim të shpërndajmë pothuajse 150 milionë doza të vaksinës AstraZeneca/ Oxford në 1/4 e 2021, pasi vaksina të jetë e shënuar për përdorim urgjent nga OBSH”, tha kreu i OBSH.