Transmetuar më 23-01-2021, 12:31

Një 23-vjeçar, me iniciale A.C. është vetëmbytur mbrëmjen e djeshme në liqenin e Ulzës, në Mat, që ndodhej shumë pranë banesës së tij.

Sipas policisë, duke iu referuar deklarimeve të familjarëve, i riu vuante nga depresioni. Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni dhe nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Me datë 22.01.2021, rreth orës 22.15, shtetasi A. C., 23 vjeç, dyshohet se është vetëmbytur në liqenin e Ulzës, në afërsi të banesës së tij në fshatin Urakë, ku sipas deklarimeve të familjarëve vuante nga depresioni. Forcat e policisë në bashkëpunim me familjarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga liqeni, ku nga kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Mat për ngjarje aksidentale”, njofton policia. /e.a/noa.al/

Foto ilustruese